Pak kohë pas ndarjes me modelen Dorina Podrimja, Xhaka duket se po rimerr vetën dhe një tjetër femër është qendra e tij. Në mbrëmjen e organizuar për nder të futbollistëve të Kombëtares, Xhaka është parë të shoqërohej me Ana Likën, e cila njihet si aktore në Top Channel dhe për pjesëmarrjen në videoklipe të ndryshme.
Burime të “Bluetooth” kanë treguar se aktorja dhe futbollisti kanë flirtuar vazhdimisht me njëri-tjetrin, madje edhe nuk kanë nguruar të kapen për dore në publik. Në videon e publikuar nga Xhani në Snapchat, duket qartë se pavarësisht festës të rinjtë e kanë kaluar kohën duke biseduar në shoqëri të njëri-tjetrit.
Ndërkohë, të tjerë dëshmitarë në festën në fjalë kanë treguar se gjërat mes “çiftit” të ri duhet të kenë shkuar më larg se kaq, pasi në një pikë të festës, Taulant Xhaka është larguar, teksa thuhet të ketë marrë me vete edhe bukuroshen, që nuk u pa më në club. Nuk dihet se si janë njohur dy protagonistët e deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse mes tyre ka një lidhje të vërtetë apo bëhet fjalë vetëm për një flirt, por ajo që është e sigurt është fakti se pëlqimi mes palëve u lexohej në sy.





