Spektakli Top Awards, i mbajtur në Pallatin e Kongreseve mesa duket është kthyer në "mollë sherri" mes prezantuesit Ledion Liço dhe reperit Noizy. Gjithçka ka nisur kur pak përpara mbrëmjes finale Noizy ka anuluar pjesëmarrjen për të udhëtuar në Dubai. Gjatë hapjes Ledion Liço përshëndeti të ftuarit dhe në një moment u ndal tek Noizy, ku ndër të tjera tha:
Noizy do të duhej të ishte këtu, por ai erdhi në prova me makinën e tij ‘Ferrari’. Kështu është kur shet mend me ‘Ferrarin’ e shokut’.
Mesa duket Noizyt nuk i pëlqeu aspak ky thumbim dhe ke reaguar disa orë më vonë në Instagram:
‘Mbreti i xhunglës ecën vetë! Fuck your Awards Ledion Liço! Shko bjeri b***ës por bjeri haptas! Mos mbaj të dashur sa për mos të të dalë nami. Kollovar që jeton me lekët e të dashurës bitch boy (mashkull k**vë). Ty s’ta bleu mami, as babi, ta bleu e dashura’- ka shkruar Noizy.






