Një 38-vjeçar është vënë në pranga në portin e Durrësit, këtë mbrëmje. Bëhet fjalë për Emiliano Markun, i cili është kapur në flagrancë duke vjedhur, nga Forcat e Sigurisë së Autoritetit Portual Durrës.
Rreth orës 20.20 të mbrëmjes së sotme,një punonjës i APD-së, gjatë patrullimit ka pikasur punonjësit e anijes Sormoviskiy & Nevis, që po ndiqnin një person. Shtetasi i cili kishte ndryshuar identitetin nga Emiliano Marku në Sebastian Gjoka, kishte hyrë në dhomat e anjes dhe kishte vjedhur shumën prej 1600 dollarësh, që i përkisnin shtetasit A.M.
Pas sinjalizimit në Sallën Operative dhe lajmërimit të të gjithë punonjësve, u bë e mundur kapja e tij dhe dorëzimi tek autoritetet. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit që do të nisë procedimin penal ndaj këtij shtetasi.





