Tre persona janë arrestuar në flagrancë, mes tyre një ish-polic bashkiak, për prodhim dhe shitje produktesh të falsifikuara.

Gajtë ditës së sotme, Specialistët e Krimit Ekonomik-Financiar, në bazë të informacioneve që zotëronin se në zonën e Misto-Mames disa persona ushtronin aktivitetin e jashtëligjshëm të prodhimit, amballazhimit dhe shitjes të produkteve të falcifikuara, bënë të mundur kapjen e shtetasve:

Arben Dragani, 47 vjeç, banues në Tiranë, ish punonjës i policisë bashkiake, i dënuar më parë për të njejtën vepër penale.

Lirie Këllëçi, 47 vjeçe, banuese në Tiranë

Altin Hoxha, 41 vjeç, banues në Tiranë

Policia ka bërë me dije se shtetasit e lartpërmendur, kishin marrë një banesë me qera në zonën e Misto-Mames, të cilën e përdornin për prodhimin e detërgjentëve dhe shampove të markave të ndryshme, si: Ace, Fairy, Mastro Lindo, Frutis, Wash & Go, Pantene, Nivea etj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

Detergjentë të markave të ndryshme, 70 copë

Paketim detergjentësh bosh 90 copë

Shampo të markave të ndryshëm 270 copë

Stampa të markave të ndryshme 5 topa

Dy fuçi me lëndë të dyshuar detergjenti

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.