Sot kanë parakaluar ne tapetin e kuq të Pallatit të Kongreseve yjet e muzikës shqiptare, për eventin "Top Music Awards".
Këngëtarë, por edhe të ftuar të tjerë nga bota e sportit, janë shfaqur me look-un e tyre, kush “chic”, kush modern.
12 çmime muzikore pritet të ndahen në këtë natë të madhe, që synon të çelë një epokë të re në eventet muzikore të mbarë trevave shqiptare.
Disa artiste që janë nderuar me cmime deri tani janë :
Kida – Artist to Watch
Alban Skënderaj – TAR Hit of the Year
Era Istrefi – Female Artist of the Year-Era Istrefi
MC Kresha – Avangard Award
NRG Band – Group of the Year





