Është nga ato nëna të cilat nuk e kanë problem të postojnë e të ndajnë me të gjithë momente të ndryshme të rritjes së djalit të saj. Por kohët e fundit Hueyda El Sayed kishte bërë një premtim, për të mos publikuar më foto dhe video nga i biri, pasi e kishte të pamundur të përballonte shpeshherë lumin e komenteve të ndryshme për fëmijët.
Por duket se nuk e ka mbajtur dot premtimin dhe ka vendosur të publikoi një video në të cilën duket Hueyda teksa e puth i biri, Gabrieli.
“Kisha vendosur të mos nxirrja më foto apo video të Gabrielit, por nuk rezistova dot kur më puthi :-)”, shkruan ajo në Instagram.





