Ndeshjen me Rumaninë, e nisi në fushë që nga minuta e parë, dhe e mbylli në një mënyrë edhe më të veçantë, duke festuar me shokët, por edhe me një tifoze të vogël, vajzën e tij, Ailsian.

Ailsian, ishte e pranishme në stadium për ti dhenë mbështetjen e saj të atit. E veshur me ngjyrat kuqezi ajo dukej shumë engjëllor, ngjyra këto të cilat i ka edhe në ditëlindjen e saj përgjithmonë, sepse ka lindur më 28 nëntor, ditën e Pavarësisë.

Futbollisti është shumë i lidhur me të bijën, kjo vihet re nga postimet e tij në rrjetet sociale por edhe nga prezenca e saj në të gjitha ndeshjet e futbollit të tij.

Kur Shqipëria priste kualifikimin për në Kampionatin Evropian, me gjithë tensionin e madh të lojtarëve, një foto e së bijës veshur me bluzën ku shkruhet “Babi të dua. Forca”, ishte inkurajuese për futbollistit.

Ashtu si edhe në rastet e tjera, Basha e njohu vogëlushen me fushën e Europianit, edhe pse në moshë të vogël.

Me siguri, që e rritur me këtë atmosferë, do bëhet tifoze vajza e Bashës, nga ato të rrezikshmet madje, si e quan ai.