Ahmataj: Trajneri i durrsakëve Ahmataj e vlerëson kundërshtarin, si një ekip shumë i veshtirë, madje ndër më të vështirët e këtij turni. Ai gjithashtu shton se ekipi kundështar ka në përbërje lojtarë shumë cilësorë.

“Short i vështirë ai që na përballi me ekipin Kairat Almati, skuadër mjaf cilësore, me emra të mëdhenj dhe një buxhet të lartë. Unë e vlersoj kundështarin, por më shumë vlerësoj djemtë e mi të cilët janë energjikë dhe kanë dëshirë për të fituar, ndërsa lojtarët e kundërshtarit janë emra të mëdhenj të futbollit europian por që janë në përfundim të karrierës së tyre. Prandaj kam besim që futbollistët e mi do të japin më të mirën e tyre në dy përballjet me ekipin nga Kazakistani.”