Teuta ka zhvilluar miqësoren e dytë në tokën austriake pas humbjes 1-0 ndaj Riedit të shtunën, teksa sot pasdite është mundur thellësisht nga Austria e Vjenës me rezultatin 7-2.

Ekipi i drejtuar nga Julian Ahmataj ka rezistuar mirë deri në minutën e 30- të, por më pas ka pësuar 4 gola deri në pushim. Grynvalt ka shënuar dy gola (31’, 40’) për Austrinë e Vienës, ndërsa dy të tjerët janë shënuar nga Larsen (33’) dhe Kehat (43’).

Në pjesën e dytë Austria e zëvendëson gjithë formacionin, ndërkohë që durrsakët përfitojnë duke shënuar dy gola në minutat 48' dhe 58'.

Më pas janë sërish austriakët që shënojnë edhe tri gola të tjerë: Tazhuri (62’), Prokop (72’) dhe Kvasina (80’). Deri në fund të takimit nuk ka më gola, dhe rezultati përfundimtar është 7-2 në favor të Austrisë së Vienës, që ishte dukshëm superiore ndaj një Teute që nuk duket gati për ndeshjet e Ligës së Europës.