Aksidentohet automjeti i deputetit Ben Blushi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës11:45 në Pogradec në hyrje të fshatit Lin, ku nga të dhënat paraprake nuk ka të lënduar.

Burime nga policia bëjnë me dije se Ben Blushi nuk ndodhej në makinë në momentin që ndodhi aksidenti, por drejtohej nga shtetasi me iniciale S.M., banues në Tiranë.

Mësohet se makina e Blushit tip “Volkswagen Touareg” është aksidentuar me një tjetër automjet, tip “Scoda” me targa BT 2352 AC, që drejtohej nga një holandeze me iniciale E.K.

Përplasja e dy automjeteve  ka sjellë vetëm disa dëme të vogla materiale.

Specialistët e policisë rrugore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë matjet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.