Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Vladimir Gjutën, i cili akuzohet për dhunë në familje dhe thyerje të masës së sigurisë.

Në seancën gjyqësore ku u dha dhe masa e sigurisë, avokati i Gjutës ka kërkuar që ndaj klientit të tij të jepet masë mjekësore, “Arrest spitalor” për shkak të problemeve psikologjike që ka pasur Gjuta.

Avokati tha se Gjuta merrte mjekime nga stresi në burg dhe sa i takon akuzës për dhunë në familje, ai ka shtuar se Gjuta ka pasur vetëm një debat me të atin për të mjekuar fëmijën që ka qenë me temperaturë.

Më herët edhe Prokuroria kërkoi arrest me burg për Vladimir Gjutën.

Vladimir Gjuta është i njohur nga drejtësia shqiptare fillimisht për vënien e tritolit në familjen e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri e cila më vonë u rrëzua si akuza.