Plagoset me thikë një 28-vjeçar në lagjen nr. 18 në Durrës.
Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmë rreth orës 23:45, ndërsa autorët e plagosjes janë ende persona të paidentifikuar.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 28-vjeçari me iniciale G.C., banues po në këtë lagje, është plagosur lehtë me thikë në këmbë.
Ai ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës dhe sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Krimet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.





