Komisioni i Reformës në Drejtësi ka nisur edhe sot punën, por pa praninë e opozitës.

Në mbledhjen e sotme do të diskutohet për Gjykatën Kushtetuese.

Një ditë më parë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i është drejtuar zyrtarisht me anë të një letre kreut të Kuvendit, Ilir Meta, për hapat e mëtejshëm procedurale të miratimit të Reformës në Drejtësi.

Ruçi i kërkon konferencës së kryetarëve që të njoftojë Kuvendin që këtë të enjte për projektligjet që Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi ka hartuar, me qëllim shqyrtimin e tyre gjatë muajit korrik.

Por për Partinë Demokratike, kërkesa për të futur në kalendarin e Kuvendit projektin për kapjen politike të gjyqësorit është një provokim i rëndë ndaj opozitës, parlamentarizmit dhe qytetarëve shqiptarë.