Qytetarët durrsakë kanë patur mundësinë që këtë fundjavë të ndjekin live nga “Sfinksi” disa prej këngëtarëve të dashur e të mirënjohur të skenës Shqiptare.   

Irma Libohova, Rovena Dilo, Kujtim Prodani e Ardian Trebicka kanë ardhur me një repertor të larmishëm, prej perëndimit të diellit e deri në mesnatë, duke mbajtur të mbërthyer në shesh artëdashës durrsakë fansa të tyre, në një koncert live.

Koncerti është mbështetur nga Bashkia e Durrësit, e cila çdo sezon veror organizon evenimente kulturore,për t’i dhënë jetë,gjallëri e larmishmëri netëve të verës.

Por skena e këtyre këngëtarëve është  ngritur në cepin  fundor të qytetit, sepse në qendër janë vendosur tavolinat e karriget për panair birre dhe qoftesh.

Pjesa më  e madhe e qytetarëve nuk kanë patur dijeni për koncertin e katër këngëtarëve në zë të muzikës shqiptare. Për këtë shkak edhe publiku ka qënë i pakët e krejt rastësor në koncert.  

Do të ishte mirë që Bashkia e Durrësit të lajmëronte publikun për koncerte të tilla,për vetë faktin se duke mos i lajmëruar qytetarët, koncerte të tilla  mbeten krejtësisht anonime.

Për më tepër që në këtë periudhë po zhvillohet edhe Kampionati Europian i Futbollit, që ndiqet me vëmendje maksimale nga qytetarët, sidomos mbrëmjeve.

Do të ishte mirë që në të tilla koncerte organizatorët të ishin më të përgjegjshëm, sepse këngëtarët do të paguhen nga taksat e qyterëve durrsakë, në këtë rast as që e kanë idenë se ku pos hkojnë paratë e tyrë e çfarë po bëhet me to. 

K.H.