Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi po zhvillon sot mbledhjen e radhës pa praninë e deputetëve të opozitës.
Në mbledhjen e sotme mësohet se po vijon diskutimi i neneve të mbetura, për të cilat opozita braktisi mbledhjen javën e kaluar, duke mos dhënë dakordësinë.
Në mbledhjen e fundit të këtij Komisioni, shumica votoi e vetme draftin final të paketës së ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi.
Sot në Komision diskutohen:
P.ligji për Gjykatën Kushtetuese
P.ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
P.ligji për organizimin e gjyqësorit
P.ligji për organizimin e Prokurorisë
P.ligji për mirëqeverisjen e organeve të drejtësisë
P.ligji për SPAK dhe Byroja
P.ligji për statusin e gjyqtarëve





