Krahas qindra e mijëra tifozëve në Lion të Francës, qindra e mijëra shqiptarë gjithashtu ndoqën dhe festuan fitoren historike dhe madhështore të Shqipërisë ndaj Rumanisë.

I gjithë qyteti i Durrësit mbrëmë u vesh kuqezi dhe festoi deri në orët e para të mëngjesit me brohorima e fishekzjarre duke krijuar një atmosferë spektakolare.

Sadiku me golin e tij ka bërë që miliona shqiptarë të vazhdojnë të ëndërrojnë. Le të shpresojmë që ëndrra të zgjasë dhe kuqezinjtë tanë t’i shohim në fazën tjetër.