Pas fitores historike të Kombëtares sonë ndaj Rumaninë, kryeministri Edi Rama u ka bërë një telefonatë djemve të skuadrës teksa ata ishin në dhomën e zhveshjes.

Telefonata është pritur nga kreu i FSHF-së, Armando Duka, dhe është dëgjuar më zë të lartë nga gjithë ekipi, pasi kjo ka qenë dhe dëshira e kryeministrit për t’u komunikuar të gjithëve diçka.

“E para e punës, që nga presidenti Duka e deri te gjithë delegacioni, pasaportë diplomatike”, u thotë Rama, premtim ky që pason me brohoritje dhe duartrokitje nga të gjithë djemtë.

Ja video e telefonatës së Ramës, e postuar nga vetë ai në Facebook: