Pjesa e parë e ndeshjes Rumani- Shqipëri përfundoi me rezultatin 0- 1. Ka qenë Sadiku ai që ka kaluar Kombëtaren në avantazh, pas një goli me kokë që ngriti peshë zemrat e shqiptarëve.

Ndeshja minutë pas minute:

Min 45′ – 2 minuta shtesë para përfundimit të pjesës së parë

Min 43′ – GOOOOOOOOL / Sadiku kalon Shqiperinë në avantazh 

Min 42′ – Agolli dhe Hysaj po thyejnë të gjitha aksionet e ndërtuara nga krahët nga skuadra rumune.

Min 40′ – Prej 20 minutash Shqipëria po kontrollon ndeshjen duke krijuar raste të shumta.

Min 39′ – Ajeti i nis Sadikut një asist që nga mbrojtja, por arbitri akordon pozicion jashtë loje.

Min 36′ – Nje tjetër rast i shpërdoruar nga Basha, që pas pasës nga goditja e këndit e Lenjanit, e hedh topin shumë larg portës

Min 35′ – Memushaj afrohet tek portieri, por e dërgon topin në duart e portierit Tatarusanu. Nuk pasoi tek shokët e skuadres.

Min 34′ – Lojtarët e kombëtares shqiptare po ushtrojnë presion ndaj skuadrës kundërshtare sapo humbin topin, përpiqen ta rifitojnë ate.

Min 32′ – Lila nis një vertikalizim për Hysajn që nuk e kroson topin në zonë siç duhet në drejtim të Sadikut.

Min 29′ – Shqipëria ka nisur të jetë më agresive në 10 minutat e treta.

Min 22′ – Lenjani humbet me portë bosh pas një kombinimi perfekt

Min 14′ – Alibec tenton portën, por sërish portieri Berisha tregohet deçiziv.

Min 6′ – Migjen Basha dënohet me karton të verdhë për ngritje take

Min 5′ – Rumunët kryejnë një tjetër sulm, por portier Berisha reagoi duke e pritur topin në dy kohë

Min 3′ – Stancu bën goditjen e parë nga jashtë zone, por topi përfundon sipër kuadratit

Min 00:00 – Këndohet himni i dy ekipeve në Stade de Lion