Policia greke ka vënë në pranga një 33 vjeçar shqiptar, pasi në banesën e tij u gjet një sasi prej 9 kilogram dhe 66 gram kanabis.
Në shtëpinë e shqiptarit u gjet edhe një sasi e vogël kokainë, 150 euro të fituara nga trafikimi i drogës, disa telefona, si dhe një makinë që shërbente për trafikun e lëndës narkotike.
33- vjeçari i arrestuar do të dalë përpara prokurorit publik në Selanik.





