Starton sfida Rumani- Shqipëri. Në qytetin e Durrësit ndeshja po ndiqet me interes të madh nga qindra tifozë, që janë mbledhur në sheshin “Liria” dhe presin me zemrën peshë rezultatin e kësaj ndeshjeje.

Të gjithë shpresojnë që Kombëtarja kuq e zi të rrëmbejë një 3-pikësh, ç’ka do t’i jepte shanse për një kualifikim të mundshëm në “Euro 2016”.

Tifozë të të gjitha moshave me flamuj e simbolet kombëtare në duar bërtasin njëzëri:- “Shqipëri, Shqipëri!”