Mijëra shqiptarë, veshur me simbolet tona kombëtare, bluzat e kuqe me hartën e Shqipërisë Etnike, flamuri kuq e zi, këngët e vallet nga të gjitha krahinat i dhanë sheshit “America” një imazh të gjallë, entuziast dhe të larmishëm.

Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme të gjithë veshur në kuq e zi duke parakaluar dhe rrugët më kryesore të Nju-Jorkut deri në Times-Square. Një tjeter detaj i bukur ishte se kësaj feste të madhe iu bashkuan dhe të huaj  dhe vetë kalimtarët amerikanë mbanin flamujt shqiptarënë duar duke u bërë kështu pjesë e Paradës Shqiptare eventi më i madh për komunitetin shqiptar në Amerikë.

Të ftuar ishin këngëtarët e njohur si Alberie Hadërgjonaj, Gëzim Nika, Erjona Balaj, e shumë personalitete të tjera ku një ndër ta ishte Senatori i njohur i Nju-Jorkut Marty Golden, i cili u zgjodh të ishte ai që do hapte Paradën për këtë vit, dedikuar Nënë Terezës.

Në në muajin shtator do bëhet edhe shenjtërimi i bijës shqiptare Nënë Tereza në Shtetin e Nju-Jorkut dhe këtë e bën të mundur Senatori Marty Golden duke kaluar dhe votat në Senatin e shtetit që muaji shtator të shpallet muaji i kësaj humanisteje të madhe, që bën krenarë jo vetëm shqiptarët, por mbarë botën ku ajo shërbyer me dashurinë e humanizmin e saj.

Ky event u prezantua nga Julian Deda aktori i njohur shqiptar, dhe Kozeta Turishta. Presidenti i ‘Albanian Roots ‘- Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, i cili bën të mundur paradën për të disatin vit me radhë, u shpreh se këtë vit Manhattan-ni është dukur si kurrë ndonjëherë i gjithë në ngjyrat kuq e zi dhe se këtë traditë do e vazhdojë çdo vit e me më shumë dashuri për t’i treguar të gjithëve se sa dashuri e mbështetje kemi ne për njeri -tjetrin, e të promovojmë sa më shumë vlerat e kombit tonë, fisnikërinë, dhe traditat shqiptare./Opinion/