Ka shkuar në 4 numri i viktimave të ngjarjes tragjike të Krujës, ku një autobus me besimtarë dhe priftërinj ortodoksë u shkrumbua në ecje. Kisha e Shën Theodhorit Vlorë, njoftoi se një ditë më parë, Lina Hajdini, llogaritarja e kishës, humbi betejën trejavore me plagët e marra nga zjarri i rënë në autobusin me të cilin udhëtonin të premten e 27 Majit.

Pak ditë më parë u ndanë nga jeta dy të moshuarat që kuroheshin në spitalin e Athinës, Dhiamandi Moçka dhe Sose Labaj.

Autobusi me besimtarë mori flakë në Krujë më datë 27 maj. Brenda mjetit u dogj dhe humbi jetën 65-vjeçarja Violeta Gjika si dhe u plagosën 12 persona të tjerë.

Për ngjarjen e rëndë u arrestua shoferi i autobusit, Skënder Jonuzaj, 56 vjeç,

Në autobus ndodheshin 30 pasagjerë, pjesa më e madhe e tyre gra, që ishin nisur për një ekskursion në Krujë fillimisht, e më pas në Shkodër e Ulqin, por që përfundoi tragjikisht.