Padyshim që në çdo ndeshje nuk mund të mungojë edhe prania e femrave, të cilat janë shtuar shumë kohët e fundit. Edhe mediat e huaja I kushtuan shumë rëndësi këtij fakti duke botuar artikuj pas artikulli për bukuroshet e pranishme në stadium. Por, kush do thyejë rrjetin sot në ndeshjen me Rumaninë?
Sigurisht, "konkurrenca" do jetë e madhe, pasi pritet që stadiumi në Lyon të "pushtohet" nga bukuroshet shqiptare, por këto dy tifoze zor të mos bien në syrin e medias.
‘Jetaoshqef’ ka publikuar disa foto të dy bukurosheve të cilat janë parë në rrugët e Lyon teksa mbështesin kombëtaren dhe janë në pritje të ndeshjes vendimtare për Shqipërinë. Ato kanë rënë menjëherë në sy të meshkujve që gjendeshin në Fan Zone-n e Lyonit, madje disa prej tyre u kanë kërkuar të bëjnë fotografi bashkë.
Biondja me fustan të kuq, të hapur në pjesën e gjoksit, ka lyer trupin e saj me bojë të zezë, duke formuar kështu një shqiponjë dykrenore. Ndërsa brunia me pantallona të shkurtra xhins që nxjerrin në pah trupin e saj, ka lyer trupin me bojë të kuq për të formuar ngjyrat kuqezi me veshjen e saj.
Pritet që vajzat seksi të thyejnë sot rrjetin pas Rikes dhe Iridës që bënë "namin" me shfaqjen e tyre në stadium.





