Pas ndërprerjes së pensionit të kujdestarisë së babait të dy vajzave binjake, Sueda e Suada, çështja adresohet në instancat përkatëse nga ekipi multidisiplinar i “Ryder Albania”.

Si staf me eksperiencë të gjatë në trajtimin e të sëmurëve terminalë, ata përpiqen që pjesë e trajtimit të jetë jo vetëm sëmundja,por edhe ndihma psikologjike që u jepet të gjithë familjarëve të të sëmurëve.  

Ekipin e takojmë në banesën Ibra në qendër të zonës së ish-Kënetës, pranë dy vajzave të vogla. Punonjësja sociale Julinda Toda e kryeinfermieri Lutfi Lami,janë pjesë e “Ryder Albania”. Suporti i dhënë prej tyre është shumëplanësh, ekonomik, social, mjekësor e mendor.  

K.H.