4 anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor. Ata janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Mësohet se 2 prej anëtarëve të familjes Orteku ndodhen në gjendje të rëndë.
Njarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.
Sipas të dhënave të policisë makina ka dalë nga rruga e është aksidentuar, pasi një motor i ka prerë rrugën, duke bërë që drejtuesi të humbë kontrollin e të aksidentohet.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe uniformat blu dhe po hetojnë për rrethanat e plota të aksidentit.





