Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Korçës.

Një burrë ka vrarë bashkëshorten brenda në banesë e më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit dhe e gjithë skena është zhvilluar në sy të fëmijës së çiftit.

Ende nuk bëhen të ditura arsyet e këtij krimi në familje dhe identitetet e bashkëshortëve që ndërruan jetë sot.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet që burri të ketë qëlluar gruan me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, e më pas edhe veten. Ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.