Një shtetas është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kompleksit “Xixa” në Golem, rreth orës 10:35.

24- vjeçari A.K, është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Durrës, për të marrë ndihmën mjekësore.

Nga hetimet paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar.

Ai është Lajden Kadilli, 23 vjeç dhe efektivët blu po punojnë për kapjen e tij.

Këta dy shtetas kanë qënë në shoqërinë e njëri – tjetrit në një bar kafe aty pranë dhe më pas kanë filluar të konfliktohen. Më pas Ledjan Kadilli ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të A. Ç.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.