Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Egnatia”, në përfundim të së cilit janë vënë në pranga 2 persona. Bëhet fjalë për Artan Tabakun 22 vjeç, banues në Shijak dhe G.H. 17 vjeç, banues po në Shijak, të cilët vidhnin pjesë të ndryshme makinash.

Pas hetimeve intensive disa mujore, specialistët e Sektorit të Krimeve kanë zbardhur dhe dokumentuar 10 vjedhje të kryera nga këta shtetas. Në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se ata kanë kryer këto vjedhje:

1.Me datë 16.04.2016, në lagjen nr. 13 Durrës, kanë vjedhur pasqyrat anësore të një mjeti tip Benz, në pronësi të shtetasit A.I 39 vjeç, banues në Prizren.

2. Me datë 20.04.2016 në lagjen nr. 3 Durrës, kanë thyer xhamin e trekëndëshit të derës së pasme dhe kanë vjedhur dy pasqyra të mjetit tip Benz, në pronësi të shtetasit I.B. 27 vjeç, banues në Durrës.

3. Me datë 30.04.2016, në lagjen nr. 9 Durrës, kanë thyer xhamin dhe I kanë marrë kasetofonin mjetit tip Benz, në pronësi të shtetasit B.B. 22 vjeç, banues në Durrës.

4. Me datë 06.05.2016, në lagjen nr. 9 Durrës, kanë tentuar të vjedhin kasetofonin në mjetin tip Opel Astra, në pronësi të shtetasit B.A 32 vjeç, banues në Durrës.

5. Me datë 19.05.2016, në lagjen nr.4 kanë vjedhur sensorët e mjetit tip Benz, në pronësi të A.L, 30 vjeç, banues në Durrës.

6. Me datë 20.05.2016 në lagjen nr. 13  Durrës, kanë thyer xhamin dhe i kanë vjedhur kasetofonin mjetit tip Renault, në pronësi të shtetasit  F.V, 23 vjeç,  banues në Durrës.

7. Me datë 22.05.2016, në lagjen nr. 2 Durrës, kanë thyer xhamin dhe i kanë vjedhur kasetofonin mjetit tip Renault, në pronësi të shtetasit A. Q, 28 vjeç, banues në Durrës.

8. Me datë 24.05.2016, në lagjen nr.3 Durrës, kanë vjedur 2 sensorë të mjetit tip benz, në pronësi të shtetasit F.V, banues në Durrës.

9. Me datë 30.05.2016, në lagjen nr. 3 Durrës, kanë vjedhur kasetofonin dhe navigatorin  në mjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit G.B, 46 vjeç, banues në Tiranë.

10 Me datë 14.06.2016 në lagjen nr.6 Durrës, kanë vjedhur dy pasqyrat në mjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit D.SH, 38 vjeç, banues në Durrës.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar :

-pjesë të ndryshme, të vjedhura në automjete;

-mjete të kryerjes së veprës penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejsme për veprën penale “vjedhje në bashkëpunim”, parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.