Shpesh e shohim në rrjete sociale teksa mahnit përkundër kohës me linjat trupore dhe dukjen në përgjithësi por në intervista dhe projekte muzikore ka kohë që se kemi parë.

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo në një intervistë në Prive ka treguar për jetën e saj dhe planet në të ardhmen.

Çelo tregoi se si ishte për të fillimi i një jete si nuse e Kosovës dhe jetesën në Gjermani.

'E kisha menduar ndryshe, se kështu më kishte thënë një mikja ime nga Prishtina', shprehet këngëtarja.

Gjithashtu ajo tregon se takimin e parë me vjehrrën e kishte pritur me siklet:

'Shoqja ime kishte bërë hajgare (shaka). Më tha 'Ledinë, je bërë nuse kosove, tani do të pastrosh oborrin, do t'i bësh kafe vjehrrës që me mëngjes…por do ti, ndodhi e kundërta? Kam edhe dy kunata shumë të mira, dhe kur shkoj atje ndihem si një princeshë'

Por ajo kujton një ndër momentet kur i është dashur të bëjë 'nusen' në shtëpinë e Naimit:

'Kam qenë shtatzënë me vajzën dhe ishim duke ngrënë darkë, kur vijnë disa njerëz për të na takuar. Unë isha shumë nepsqare në shtatzëni, dhe vjehrra më thotë 'lëri ato të keqen', se duhet të ngrihesha të prisja njerëzit. Ka qenë një moment i tmerrshëm (qesh). Por që kaloi shumë shpejt'

Babai i Ledina Çelos ishte nga Shqipëria ndërsa e ëma, e lindur ne Kosovë. Këngëtarja është vajzë e vetme e tregon se po kështu edhe bashkëshorti, Naimi,është djalë i vetëm. Ndoshta prej kësaj, thotë Ledina, djali i saj Erlis është 'djali i shtëpisë', ndërsa vajzën, Perianën, thotë se e ka 'shoqen e saj të shpirtit'.

Këngëtarja ka treguar se është tërhequr nga muzika, pasi dëshiron t'i përkushtohet me gjithë kohën e saj fëmijëve. Megjithatë, ajo thotë se kjo ka qenë vetëm një pauzë, pasi ajo do të kthehet.