Pak ditë më parë publikuam foto nga pushimet e Jozefina Topallit në vendlindjen e saj. Këto pushime duket se nuk kanë përfunduar dhe po shkojnë shumë mirë. Sot ish-Kryetarja e Kuvendit ka ndarë me miqtë edhe më shumë nga ditët e saj të pushimit.
“Me biçiklete nga Ura e Bunës deri në Zogaj, në kufi me Malin e Zi. Kjo rrugë buzë liqenit vazhdon të më magjeps me bukurinë e saj , njëlloj sikur ta shihja për herë të parë.”-shkruan Jozefina.
Një komentuese i shkruan në foton me biçikletë, “shumë bukur , si vajzë e gjimnazit”, kohë kur me siguri, Jozefina si gjithë djemtë dhe vajzat shkodrane, ka përshkruar pa fund rrugët e Shkodrës me biçikletë.





