Në tregun e përditshëm të fruta – perimeve, produktet bio mungojnë tërësisht, por ka fermerë të rrallë, që produktet e tyre bujqësore i tregtojnë me përdorim të kontrolluar të pesticideve dhe pa përdorur hormone.

Ferma Kallbaqi që ndodhet në Hamallaj, në veri të Durrësit, ofron produkte të tilla. Në stendën e hapur në një kënd të markatës në në Durrës, vërehet se çmimet janë dy herë më të larta se produktet e tjera (që vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit, krejtësisht të pakontroluara, përsa i përket cilësisë e sigurisë së tyre për konsumatorin).

Fermeri tregon se çfarë është produkt i stinës, çfarë është prodhuar nga toka e çfarë nga serat. Ai tregon më tej se të gjitha produktet bujqësore spërkaten me pesticide, por nuk përdoren hormone për rritjen e zmadhimin e tyre.  Nga kastraveci, bishtaja, domatja e speci, luleshtrydhja  dhe sallata, ja çfarë prodhohet nga fusha e nga sera aktualisht!

K.H.