Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të një karburanti në Kamëz.

Mjeti tip Alfa Romeo, me drejtues shtetasin E. M. është përplasur me mjetin tip Mercedes Benz me drejtues mjeti shtetasin B. D., të cilët në momentet e para janë dërguar në S.Q.U.

Policia bën të ditur se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën,.
 
Në vendin e ngjarjes nodhen punonjësit e policisë rrugore që po kryejnë veprimet procedurale.