Sfida Islandë – Hungari përfundon me rezultatet 1-1. Një barazim që erdhi në minutën e 88-të të ndeshjes me një autogol të futbollistit të Islandës Saevarsson. Ndërsa për Islandën shënoi në minutën e 40 Sigurdsson.
Tashmë Hungaria kryeson grupin F me 4 pikë, kurse Islanda renditet e dyta me 2 pikë.
Ju njohim me formacionet zyrtare:
Islanda: (4-4-2): Halldorsson; Saevarsson, Sigurdsson, Arnason, Skulason; Gudmundsson, Sigurdsson, Gunnarsson, Bjarnason; Bodvarsson, Sigthorson. Trajner: Lagerback.
Hungaria: (4-3-3): Kiraly; Lang, Guzmics, Juhasz, Kadar; Gera, Kleinheisler, Nagy; Stieber, Dzsudzsak, Priskin. Trajner: Storck





