Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një video në llogarinë e tij në Facebook, duke prezantuar disa pamje nga projekti i tij i ‘Rilindjes’.

Kreu i Qeverisë nuk ka nguruar që ti bëjë publicitet Himarës, për ta promovuar kështu në sezonin turistik. “Nuk është Jugu i Francës. Është Himara e rilindur falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane”, citohet në mesazhin e Ramës.