Ato kanë ditur gjithnjë të jenë elegant dhe të tërheqin vëmendjen e medieve kudo që shkojnë. Bëhet fjalë për Ledionin dhe Sarën të cilët së fundi ishin të pranishëm në një ceremoni martesore. Dhe padyshim që veshja e tyre ka qenë shumë shik dhe elegante. 

Sara, që dallohet për shijen e saj elegante, kishte zgjedhur një fustan të zi, të gjatë mbrëmjeje, ndërsa Ledioni duket shumë shik me smoking-un e tij të po ashtu të zi. Duket se mbrëmja ka shkuar mirë, pasi Ledioni është shprehur shumë i kënaqur me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram ku shkruan: “Nga një dasmë jo-e-zakonshme e dy yjeve Ana Zeneli dhe Amarildo Murataj. Kohë pa festuar kështu. P.S. Fotot pas dasmës uroj të mos publikohen kurrë!”