Berat Gjimnishti bënte pjesë në atë kategori futbollistësh të cilët nuk e do të merrnin pjesë në Euro 2016. E sigurisht ky lajm i ka shqetësuar paksa këto futbollistë, megjithatë edhe mërzia ka një kufi.
Për të kaluar mërzitjen dhe për të shijuar disa ditë relaksi së fundmi futbollisti i njohur është fotografuar në shoqërinë e Afërdita Dreshaj, e cila momentalisht po shijon disa ditë pushimi në vendin tonë, por pa të dashurin Jakub Kindl. Afërdita dhe futbollisti Gjimshiti gjithashtu kanë qenë në shoqërinë edhe të disa miqve të tjerë, përfshirë këtu edhe futbollistin tjetër Jurgen Gjasula.
Ndërkohë që Gjimnishti aktualisht është në një lidhje me modelen serbe, lidhje kjo që shpeshherë ka nxitur reagime negative nga ana e tifozëve kuq e zinj.





