Drejtuesi i një automjeti luksoz tip Benz Fuoristradë është arrestuar pak më parë në qendër të Durrësit te sheshi “Liria”.
Siç duket dhe nga pamjet e arrestimit që përcjell “DurrësLajm”, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin dhe kanë ushtruar kontroll fizik të shoferit dhe të mjetit po ashtu.
Menjëherë policia i ka vënë pranga drejtuesit dhe e ka shoqëruar për në Komisariat, e po ashtu edhe Benz-i me targa AA 405 NR është marrë nga efektivët e Patrullës.
Nuk dihen ende motivet e arrestimit të këtij personi si dhe identiteti i tij.





