Çiljeta ka ndryshuar tashmë pamjen e saj, duke ardhur me një gjoks më të vogël. Këngëtarja ka postuar foton e saj të parë pas ndërhyrjes. Në statusin e postuar në “Instagram”, ajo shkruan se operacioni shkoi me sukses dhe se nuk do të bënte më asnjë lloj operacioni, pasi urren narkozën.

30-vjeçarja shkruan ndër të tjera se e ka zvogëluar gjoksin duke e çuar nga numri gjashtë në tre. Në një rrëfim për “Bluetooth” ajo tregon se si shkoi operacioni, që prej vitesh e kishte menduar ta bënte.

Vini me një ndryshim në ‘look’. Ku e zvogëloi Çiljeta gjoksin?
Dua të theksoj se operacioni im është bërë në një ndër klinikat më të mira në Itali, Romë. Kjo klinikë është kujdesur për shumë VIP-a të famshëm botërorë, u kujdes edhe për mua. Mjeku i cili u kujdes për mua ishte ndër më të mirët në këtë fushë, ndaj ndjeva se isha në duart të sigurta përgjatë gjithë operacionit.

A kishit dhimbje, si e përjetoi Çiljeta?
Po, ishte një operacion i dhimbshëm dhe i gjatë. Po unë isha në narkozë dhe nuk është se ndjeva shumë dhimbje. Kisha disa dhimbje pas operacionit dhe pas narkozës, po jo diçka të rëndësishme.

Sa zgjati si operacion?
Zgjati rreth katër orë, thashë që ishte një ndërhyrje e komplikuar. Megjithatë bëhej me narkozë dhe nuk ndjeva shumë dhimbje.

Mendoni se do t’ju pëlqejë publiku me gjoksin e vogël?
Të them të drejtën, nuk e kam menduar këtë pjesë. Operacioni im ishte për arsye shëndetësore. Kishte kohë që gjoksi më dëmtonte shpatullën, ndaj vendosa të ndërhyj.

A identifikohej Çiljeta me gjoksin e madh?
Besoj se do të më pëlqejnë më shumë me këtë masë gjoksi.

Kur do të mund ta shohim Çilin me gjoksin e ri me bikini?
Shumë shpejt, në klipin tim të ri.

“Bluetooth”