Deputeti socialist Eduart Ndocaj ka formuar partinë e tij. Partia më e re në vendin tonë do të quhet “Besëlidhja Europiane”.
Sipas themeluesit EduartNdocaj, “një grup ekspertësh dhe politologësh po punojnë intensivisht për krijimin e statusit themeltarë të partisë “BesëlidhjaEuropiane” dhe të programit të saj politikë”.
Sipas tij, “ngjarjet e fundit që po ndodhin në kahet e politikës shqiptare po na bindin gjithnjë e më shumë për të intensifikuar punën për hartimin e programit dhe regjistrimin e partisë në KQZ”.

“Partia “Besëlidhja Europiane” (BE), do të themelohet me nismën e deputetit Eduart Ndocaj. Pranë kësaj partie tashmë janë afruar mjaftë qytetarë, të rinjtë, intelektual dhe njerëz të botës së biznesit”, thuhet një njoftimin e deputetit EduartNdocaj.
“Besëlidhja Shqiptare” do të jetë si një parti e Qendrës, e cila mbron identitetin shqiptar, lobon dhe kërkon integrimin e Shqipërisë në BE, modernizimin e vendit përmes reformave serioze dhe gjithëpërfshirëse.





