Kristel Sota është fitues i etapës çiklistike Burrel – Durrës, 96 km e gjatë.

I riu nga Fieri preku i pari finishin e garës te pallati i sportit, duke u duartrokitur nga shumë qytetarë durrsakë që kishin dalë për të pritur çiklistët në Durrës. 

Turi çiklistik është karakterizuar nga një garë e fortë midis çiklistëve të 15 ekipeve të Ballkanit, midis tyre Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Shqipëria, e cila përfaqësohet me Apolloninë, Skënderbeun e Flamurtarin.

Skënder Hanxhaku, kryetar i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, deklaroi se të gjithë ekipet dhe çiklistët kanë treguar një përgatitje të shkëlqyer fizike. Kjo etapë ishte shumë e vështirë për shkak se temperaturat ishin shumë të larta. Nesër turi vijon në rrugën Durrës – Pogradec,

Hanxhaku thotë se në këtë tur, një falënderim i veçantë i takon policisë e cila ka bërë të pamundurën për të shmangur problemet apo aksidentet për çiklistët.

Ndjekim videon.

K.H.