Këngëtarja Fjolla Morina ka pësuar aksident të rëndë në orët e para të së shtunës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediet kosovare, të cilat i referohen një postimi në “Instagram” të mikes së saj.

Më pas, vetëm disa minuta më vonë, mikesha e Morinës sërish shfrytëzoi këtë rrjet për të treguar se këngëtarja është nisur për në Shkup.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit dhe gjendja aktuale e Fjollës.