Importet me Kinën në muajin prill të këtij viti ranë me 19.8 % krahasuar me muajin prill të vitit 2015.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti u importuan 14,915 milionë lekë, kur në të njëjtën periudhë të vitit 2014 u importuan 15,782 milionë lekë.

Por edhe eksportet drejt shtetit aziatik pësuan një rënie të ndjeshme.

Gjatë periudhës janar-prill llogariten 1.332 milionë lekë ose 1,215 milionë lekë më pak se 4-mujorin e 2014-ës.

Nga Kina importohen makineri, pajisje, pjesë këmbimi, materiale ndërtimi, metale, si dhe tekstile dhe këpucë. Ndërsa eksportohen kryesisht minerale./ATA