Nisur nga lajmet e ditëve të fundit për probleme të supozuara me disa produkte ushqimore në Shqipëri, siç janë Benzoali në industrinë e përpunimit të qumështit dhe konservuesit në industrinë e përpunimit të mishit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit garanton konsumatorët shqiptarë se të gjitha produktet ushqimore kontrollohen në mënyrë rigoroze.
Lidhur mbi praninë e supozuar të shtesave kimike në trajtë stimulantësh në mish dhe të konservuesit Benzoal në qumësht, AKU-ja shprehet se nuk përdoren dhe nuk ka prani të këtyre lëndëve në prodhimet vendase.
“Prodhimi gjurmohet dhe kontrollohet që në origjinë dhe derisa mbërrin te konsumatori. Prodhimet e importuara i nënshtrohen një kontrolli rigoroz të prejardhjes si dhe kryhen analiza periodike të sigurisë dhe cilësisë”, thuhet në njoftimin e AKU-së shpërndarë për mediet.





