Deputetja laburiste Jo Cox ka marrë mesazhe kërcënuese përpara se të qëllohej për vdekje. Kështu ka bërë të ditur policia britanike.
Sipas autoriteteve kërcënimët janë bërë nga persona të ndryshëm për shkak të bindjeve të saj politike.
Cox kishte mbështetur fushatën pro Bashkimit Europian në sajë të referendumit që pritet të mbahet javën e ardhshme, ndaj hetuesit dyshojnë se ky qëndrim të jetë bërë shkak që grupet me qasje të ekstremit të djathtë të organnizojnë një sulm kundër saj. Sipas tyre kjo është një pistë mjaft e Deputetja mundshme duke parë ndjeshmërinë që ka kjo çështje.
Më herët dëshmitarët që u ndodhën në vendin e ngjarjes gjatë kohës së sulmit u shprehën se autori i dyshuar kishte thërritur “Britain first”, që do të thotë “Britania e Para”.
Në komunikatën e tyre zyrtare autoritetet nuk përjashtuan mundësinë që personi në fjalë të vuajë nga problemet mendore. Ata shtuan se kanë angazhuar mjekësinë ligjore për të përcaktuar nëse 52-vjeçari gëzon shëndet të mirë mendor.
Politikanët vendas kanë deklaruar se çështja “Brexit” do të vërtetohet si motiv i këtij sulmi kjo do të ishte një humbje e madhe për vlerat demokratike të Britanisë.





