Spanja shkëlqen në sfidën e dytë në “Euro 2016” duke shpartalluar Turqinë me rezultatin e thellë 3-0. Skuadra e Del Bosque-s del në identitet, të trullos me kontrollin e topit, ka vizion të qartë për më tepër di edhe të ndëshkojnë pa shumë vështirësi. Spanja mbi të gjitha gjen “pykën” e shumë kërkuar, sulmuesin Alvaro Morata, autor i një dy golëshi. Turqia zhgënjen sërish, duke mos lënë asnjë shenjë pozitive në këtë evropian, përjashto tifozët të cilët mbështetën skuadrën deri në sekondën e fundit.

Minuta e 60- Presioni i spanjollëve është asfiksues, edhe pse kanë shënuar 3 gola, skuadra e Del Bosques nuk rresht së sulmuari. Davit Silva në dy momente i shkon shumë pranë golit të 4-ët.

Minuta e 36- Goli i pësuar i shokon turqit teksa pas dy minutash një gafë e Mehmed Topall i jep mundësinë Nolitës të shënojë edhe golin e dytë.

Minuta e 34- Goli ishte çështje kohë, Nolito hedh një kros perfekt në zonë, Morata më kokë devijon topin në rrjetë duke kaluar Spanjën në avantazh.

Minuta e 26- Në pamundësi për t’iu afruar zonës së De Geas, Turqia provon me goditje nga standarde. Çalhanoglu karikon të djathtën e tij por topi shkon mbi traversë.

Minuta e 10- Alba kalon bukur në krahun e majtë, kroson në qendër, Batra përpak shënon një autogol por topi përplaset në shtyllën pingule.

Minuta e 6- Pas një fillim takimi me faulle të shpeshtë, ku Ramos u ndëshkua dhe me karton të verdhë, Morata lëshon sinjalin e parë, gjuan fort nga distance, Babaxhan devijon në goditje këndi.

Spanja në ndeshjen e pare ka mundur Çekinë me rezultatin 1-0, kurse Turqia është mundur 1-0 nga Kroacia. Spanja tashmë është në vëndin e dytë me 3-pikë por me një ndeshje më pak, kurse Turqia renditet në vendin e fundit gjithashtu me një ndeshje më pak me 0 pikë.

Statistikat: Turqia ka arritur të fitojë vetëm një here në 10 sfidat kundër Spanjës (4 barazime, 5 humbje), Turqit kanë arritur këtë rezultat pozitiv në Stamboll të 14 marsit të vitit 1954, 1-0 në fazën paraeliminatore të Botërorit. Spanja ka pësuar vetëm një gol në 6 ndeshje kundër Turqisë, ky gol ka qënë në sfidën e tyre të fundit në vitin 2009 me rezultat 2-1. Do të jetë hera e pare që Spanja dhe Turqia do të përballen në një kompeticion ndërkombëtar. Spanja është fituese e dy here rradhazi e Kampionatit Europian (Euro 2008 dhe Euro 2012), gjithashtu kur kampionati europian organizohej në Francë, Spanja ka arritur vetëm një here në finale në vitin 1984.

Formacionet zyrtare:

Spanja: (4-3-3): De Gea; Juanfran, Pique, Sergio Ramos, Alba; Busquets, Fabregas, Iniesta; Silva, Nolito, Morata. Trajner: Del Bosque

Turqia: (4-3-3): Babacan; Gonul, Topal, Balta, Erkin; Inan, Tufan, Ozyakup; Calhanoglu, Turan, Yilmaz. Trajner: Terim