Beograd- Homologu serb, Tomisllav Nikollic, dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Serbisë kanë pritur Presidentin e Kinës, Xi Jinping.
Udhëheqësit serbë e kanë përshkruar si historike vizitën triditëshe-të parën nga një president i Kinës në rreth 30 vjet.
Marrëdhëniet e mira mes Kinës dhe Serbisë datojnë qysh në vitet 1990, kur Beogradi ka qenë i izoluar ekonomikisht për shkak të rolit të tij në konfliktet në ish-Jugosllavi.
Investimet e Kinës në Serbi shënojnë mbi një milliard dollarë, qysh në vitin 2009, kur dy vendet kanë nënshkruar marrëveshje për partneritet strategjik.





