Drafti me ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi ka hyrë zyrtarisht në procedurat parlamentare.  Ky draft është nënshkruar nga 33 deputetë të maxhorancës.

Nga deputetët nënshkrues, janë edhe disa anëtarë të Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi, si kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Draftin mësohet se e ka nënshkruar edhe anëtari i komisionit, Tahir Muhedini i PDIU-së.

Sipas burimeve, lista me 33 firma të deputetëve u depozitua në Kuvend dhe se drafti me ndryshimet kushtetuese hyn zyrtarisht në procedurat parlamentare.

Ndryshimet në Kushtetutë kërkohen nga 1/3 e deputetëve. Mësohet se të hënën, komisioni i Reformës në Drejtësi do të nisë diskutimin e ligjeve të posaçme që shoqërojne ndryshimet në Kushtetutë në funksion të materializimit të reformës në drejtësi.

Deputetët që nënshkruan draftin

1-Fatmir Xhafaj
2-Vasilika Hysi
3-Petrit Vasili
4-Pandeli Majko
5-Ulsi Manja
6-Vexhi Muçmataj
7-Valentina Leskaj
8-Dashamir Peza
9-Pjerin Ndreu
10-Rakip Suli
11-Namik Dokle
12-Alfred Peza
13-Xhemal Qefalia
14-Tahir Muhedini
15-Blerina Gjylameti
16-Fatmir Toçi
17-Musa Ulqini
18-Olta Xhacka
19-Enkeleda Shamku
20-Aurel Xhindi
21-Ervin Koçi
22-Artan Gaç
23-Mimoza Hafizi
24-Namik Kopliku
25-Esmeralda Shkjau
26-Shkëlqim Cani
27-Ervin Bushati
28-Gebtian Bejko
29-Shkëlqim Troplini
30-Evis Kushi
31-Blendi Klosi
32-Klodiana Spahiu
33-Erion Braçe