Një furgon, i ngarkuar me drogë i ka shpëtuar sot policisë kufitare të Kakavijës, ndërsa është ndaluar nga policia greke 1 km larg doganes. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, një 23-vjeçar shqiptar. Mësohet se droga është kapur në vendin e quajtur Kallpaq.
Të dhënat paraprakë lënë të mësohet se në mjët u gjetën 38 pako me 21 kg marijuanë. Droga ishte e fshehur në serbatorin e mjetit. Po ashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 350 euro, si dhe automjeti.
Ky është rasti i dytë brenda javës që mjete të ngarkuara me drogë kalojnë doganën. Rasti i fundit u regjistrua të dielën e kaluar, ndërsa u kapën 22 kg drogë.





