Në Muzeun Historik Kombëtar është çelur ekspozita vetjake e piktorit Zhani Tase.

24 tablotë e pikturuara mjeshtërisht, paraqesin një larmishmëri ngjyrash, ku ai paraqet jetën e përditshme me momentet e saj të lumtura, por edhe çastet kritike.

Teksa komenton veprat e tij Tase shprehet: “ Tregon momente të jetës tonë të përditshme, dregon dashurinë, tregon momente kritike. Kuptohet, fillon me atë eksodin e viteve 90, por që ka ngelur dhe sot dhe fatkeqësisht i shohim edhe sot”.

Ekspozita e piktorit Zhani Tase do të qendrojë e hapur deri në 20 qershor në Muzeun kombëtar.