Gjatë fluturimit nga Arabia Saudite për në New-York ka ndodhur diçka e pazakontë. Stjuardesat e avionit “Boeing 777” kanë ndihmuar një grua që të lindte fëmijën në bord. Avioni ka bërë një ulje emergjente në aeroportin e Londrës. 

Autoritetet përkatëse kanë bërë të ditur se sinjali i emergjencës erdhi kur avioni ishte duke fluturuar mbi Irlandën e Veriut. Por më pas është drejtuar drejt Uellsit. 

Piloti e ka ulur avionin në Hearthroë, me nënën dhe fëmijën në gjendje të mirë shëndetësore. “Gulf News” ka postuar një foto me katër stjuardese që mbajnë fëmijën.